Rrëzohet në burg ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka dëmton legenin dhe kërkon të dalë nga qelia
Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe si pasojë ka dëmtuar legenin.
Burime për mediat bëjnë me dije se për këtë arsye, Zeka ka kërkur një masë më të lehtë sigurie dhe seanca pritet që të mbahet ditën e sotme në opprën 13:00.
Kujtojmë që Roven Zeka, në cilësinë shef i Qarkullimit Rrugor Tiranë u arrestua më urdhër të SPAK dhe u la në burg me vendim të GJKKO pasi në bashkëpunim me shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit Edison Tabakun, janë përfshirë në një skemë korruptive teksa i kanë kërkuar familjes së shtetases Anisa Vironi, 2 mijë euro me qëllim fshehjen e një aksidenti dhe mosarrestimin e kësaj të fundit.