Dëshmia e 21-vjeçarit që vrau nënën në Itali: Zëri i saj më çmendi...

Bota

Dëshmia e 21-vjeçarit që vrau nënën në Itali:

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e 17 qershorit në qytetin Racale të Italisë, ku një 54-vjeçare, Teresa Sommario, është vrarë brutalisht nga djali i saj. Viktima u godit disa herë me sëpatë në trup, brenda banesës së saj në rrugën “Toscana”.

Krimi i rëndë ka tronditur komunitetin vendas, ndërsa autoritetet po hetojnë motivet e këtij akti makabër. Djali i viktimës është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe po merret në pyetje.

Kapja dhe dëshmia e djalit

Hetimet e karabinierëve u përqendruan menjëherë te djali 21-vjeçar i gruas, Filippo Manni, i cili u ndalua nga forcat e rendit ndërsa endej rrugëve të qytetit dhe më pas u dërgua në komisariat. Aty ai pranoi se kishte vrarë të ëmën duke e goditur me sëpatë, sepse ajo e kishte qortuar për faktin se kishte hyrë në shtëpi pa përshëndetur.

“Në një moment gjithçka u fik brenda meje. U ngjita në katin e sipërm, mora sëpatën dhe e vrava. Herë të tjera, për shaka, e kam menduar dhe ia kam thënë këtë gjë, e sot e bëra”, rrëfeu ai pa shfaqur emocione apo pendesë.

21-vjeçari u transferua në burg në pritje të paraqitjes përpara gjyqtarit hetues. Ndaj tij është rritur niveli i mbikëqyrjes. Ndërkohë, për të premten më 20 qershor, është caktuar të bëhet autopsia e trupit, që do të kryhet nga mjeku ligjor, Alberto Tortorella.

Pas vrasjes, i riu doli nga shtëpia duke ecur pa drejtim, ndoshta ngaqë ishte i tronditur dhe i hutuar. Sëpata me të cilën u vra gruaja ishte e tij, një vegël e tipit “boy-scout”. Filippo, në fëmijëri, kishte qenë pjesë e grupit të vogël të skautëve. Gruaja, e cila kishte marrë plagë të rënda në zverk, kokë dhe gjoks, ndonëse u ndihmua nga ekipet e emergjencës, vdiq e mbuluar në gjak, e shtrirë përtokë.

ME TE LEXUARAT