Vance falënderon Papa Leon dhe sqaron: Nuk ka përplasje me Trump, realiteti është më kompleks

Bota

Vance falënderon Papa Leon dhe sqaron: Nuk ka përplasje me Trump,

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J. D. Vance, ka reaguar ndaj komenteve të Papa Leos në rrjetin social X, duke shprehur mirënjohje për mesazhin e tij.

Vance shpjegon se shpesh mënyra si paraqiten deklaratat në media krijon një ide më të thjeshtëzuar të realitetit, ndërsa situata në të vërtetë është më e ndërlikuar dhe përfshin edhe mosmarrëveshje reale.

Ai sqaron gjithashtu se komentet e tij nuk duhen parë si përpjekje për t’u përballur me Donald Trump, duke shtuar se kjo nuk është në interesin e tij.

Sipas tij, Papa Leo, si udhëheqës fetar, jep mendime mbi çështje morale që lidhen me zhvillimet aktuale, gjë që është pjesë e rolit të tij.

Vance shton se administrata amerikane po përpiqet t’i zbatojë këto parime në një situatë ndërkombëtare të vështirë.

Në fund, ai shpreh respekt për Papën dhe dëshirën që të ketë mbështetje reciproke përmes lutjeve.

ME TE LEXUARAT