Sherr me thika në Korçë, plagoset 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes disa të rinjsh në fshatin Bulgarec të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe ka ndodhur brenda një lokali në fshat, ku situata ka dalë jashtë kontrollit.
I mituri ka marrë plagë në trup, poshtë krahut, dhe është transportuar menjëherë në spital. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, rreth 18 vjeç, është identifikuar dhe shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e konfliktit.


