Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVIP4: Nuk është siç duket nga jashtë
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ka ndarë arsyet që e shtynë të marrin pjesë në këtë spektakël të njohur. Në një intervistë së fundmi, Gerta ka treguar se dashuria për formatin ishte një nga motivet kryesore.
“Loja e Big Brother më ka pëlqyer prej vitesh. Kam pasur gjithmonë qëndrimet dhe opinionet e mia, por e shikon spektaklin nga jashtë si një koment dhe më shumë.
“Ishte një sfidë që më tërhoqi dhe më bëri të marrë vendimin për të hyrë aty.
Gazetarja tregoi gjithashtu se vështrimi i lojës brenda shtëpisë ishte ndryshe nga perceptimi që kishte si shikues.
“Kur je brenda, ndjen një presion të madh nga kamerat. Nuk është siç duket nga jashtë, por në asnjë moment nuk jam penduar për dhomën e kohës”.