Kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, bashkëshortja e Alex Sorosit rrëfen si u njohën për herë të parë!

Showbiz

Kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, bashkëshortja e Alex

Alex Soros dhe Huma Abedin i kanë dhënë fund beqarisë së tyre këtë fundjavë me një festë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë dhe personalitete të tjera të njohur demokratë.

Mediat e huaja shkruajnë se nusja 49-vjeçare dukej rrezatuese me një fustan elegant ngjyrë të bardhë ​​me supe të zbuluara, dhe me kopsa në shpinë.  Para ditës së madhe, teksa bënte provat për fustanin e nusërisë, Abedin ka folur për Vogue.

Ajo është shprehur e lumtur për dasmën teksa ka treguar edhe për propozimin për fejesë që mori vitin e shkuar nga Alex Soros.

"Jam vërtet e lumtur, thjesht qëndroj pezull shumicën e ditëve," thotë Abedin për humorin e saj përpara martesës me investitorin dhe kryetarin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros.

“U fejuam më 4 qershor 2024. U shokova, jo nga fakti që ai më propozoi, por ishte koha që nuk kishte kuptim. Ishte një ditë shumë kaotike, shumë e ngarkuar, dhe unë po nisesha për një udhëtim të nesërmen. I njihni ato ditë kur gjithçka po shkatërrohet? Dhe pastaj ai thjesht më propozoi", tha Abedin.

Abedin i tha po Sorosit dhe mori një unazë mahnitëse me diamant të prerë në formë smeraldi. Disa javë më vonë, çifti e bëri zyrtar qëllimin e tyre për t’u martuar në Instagram me një postim në rrjetin social, të ndarë gjatë pushimeve në Itali.

ME TE LEXUARAT