Lajm i mire për fansat e Arbanës, pas një pauze të gjatë moderatorja rikthehet me projekte të reja
Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun Arbana Osmani ka zbuluar planet e saj për zezonin e rio televiziv, duke konfirmuar jo një, por dy rikthime që priten me interes nga publiku.
Në një intervistë për “Prive”, moderatorja u shpreh se në muajin shtator do të nisi sezoni i dytë i “Mirëmbrëma yje”, një format që u prit ngrohtësisht nga audienca që në edicionin e parë.
Gjithashtu Arbana zbuloj se është në përgatitje e sipër të një projekti krejtësisht të ri, i cili do të transmetohet në platformën YouTube.
Ajo nuk preferoi të japë ende detaje rreth përmbajtjes, por konfirmoi se puna për realizimin e tij tashmë ka nisur.