Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVIP shfaqet me unazën misterioze
Lajmifundit
/
14 Korrik 2025, 20:39
Showbiz
Jeta sentimentale e Brikendës, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, duket se ka hyrë në një kapitull të ri. Me një postim të shkurtër, por domethënës në Instastory, ajo la të nënkuptohet se ka thënë “po” një premtimi të rëndësishëm.
Në fotografi vërehet qartë një unazë premtimi në dorën e saj, por misteri qëndron tek partneri, të cilin Brikenda ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Për momentin, asnjë emër, asnjë fytyrë, vetëm një unazë që flet shumë.