Aksident i rëndë në Sarandë-Delvinë, makina bie nga ura, plagoset drejtuesi!

Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë-Delvinë, makina bie nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buronjë, pranë Stjarit, në aksin Sarandë-Delvinë. Një automjet ka rënë nga ura, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodhej vetëm shoferi, një burrë rreth 60 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

"Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT