Capital T reagon ndaj incidentit me shqiptarët në Aeroportin e Beogradit: Armiku kurrë s’bëhet as mik e as vëlla

Showbiz

Capital T reagon ndaj incidentit me shqiptarët në Aeroportin e

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka reaguar me shqetësim dhe zemërim pas raportimeve të fundit për një incident të rëndë në Aeroportin e Beogradit, ku disa qytetarë shqiptarë janë mbajtur me orë të tëra në kushte të rënda, teksa udhëtonin tranzit drejt Tiranës.

Pamjet nga aeroporti, ku qytetarët shqiptarë shihen të ngujuar pa arsye të qartë në temperatura të larta, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Mes tyre ishte edhe reagimi i fortë i reperit Capital T.

Ai e rishpërndau videon në Instastory, duke shkruar në anglisht: “Mesa duket, gjithmonë na duhet të mësojmë në mënyrën më të vështirë.

Në një postim tjetër, Capital T,  emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi  i dha reagimit të tij një ton më të drejtpërdrejtë dhe emocional, duke shkruar: “Sa herë duhet me u djegë, sa plagë duhet me u hapë, që me kuptu se armiku, sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik, e as vëlla!”.

ME TE LEXUARAT