Aksident i rëndë në aksin Elbasan-ish-Metalurgji, makina përplas qytetarin me biçikletë! Detajet e para
Lajmifundit
/
14 Korrik 2025, 21:03
Aktualitet
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare.
Drejtuesi i biçikletës mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.