Rama paralajmëron banorët e Thethit: IKMT nuk do largohet deri sa të heqë mbeturinat e fundit të ndërtimeve pa leje

Aktualitet

Rama paralajmëron banorët e Thethit: IKMT nuk do largohet deri sa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin në Theth ku po vijon pastrimi i mbetjeve inerte dhe shembjes së ndërtimeve pa leje, të ndërtuara në shkelje të rëndë të ligjit në një nga zonat më të mbrojtura dhe të rëndësishme për turizmin natyror dhe historik të vendit

Rama shprehte se IKMT nuk do largohet nga zona deri në pastrimin total, aksion të cilin e cilëson si Rilindja Urbane 2.0.

"Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje.

Nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru - në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot. 

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale. Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT