Prostitucioni në Shqipëri në rritje, pavarësisht ndalimit me ligj: Rreth 1,500 vajza vetëm në Tiranë

Aktualitet

Prostitucioni në Shqipëri në rritje, pavarësisht ndalimit me

Megjithëse prostitucioni është i ndaluar me ligj dhe i sanksionuar në Kodin Penal të Shqipërisë, ky fenomen duket se po lulëzon në mënyrë të heshtur por të organizuar, veçanërisht në kryeqytet dhe zonat bregdetare.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka ngritur alarmin për rritjen e aktivitetit të prostitucionit, duke dhënë shifra konkrete dhe duke zbuluar mënyrat se si operojnë këto rrjete. Sipas tij, vetëm në Tiranë mendohet të jenë aktive nga 1,300 deri në 1,500 vajza, ndërsa në Durrës shifra shkon në 200-250. Aktiviteti shtrihet deri në jug të vendit, përfshirë qytete si Vlora dhe Ksamil.

“Çmimet variojnë nga 100-200 euro ora, deri në 2,500 euro dita,” tha Softa në një intervistë. Ai theksoi se gjatë sezonit veror ka një fluks të shtuar vajzash që ushtrojnë prostitucion në Shqipëri, përmes agjencive të eskortës dhe faqeve online.

Rrjetet janë të organizuara, shpesh në bashkëpunim me grupe nga Kina, Evropa dhe Amerika Latine, të cilat operojnë përmes shqiptarëve që marrin banesa me qira afatshkurtër, kryesisht nëpërmjet platformave si Airbnb.

Kjo industri e paligjshme, që funksionon nën radarin e autoriteteve, mbetet një sfidë serioze për strukturat ligjzbatuese dhe një plagë e hapur për moralin publik dhe sigurinë shoqërore.

Ndërkohë, mungesa e aksioneve të forta ndaj këtyre rrjeteve vetëm sa forcon bindjen se ky sektor informal ka arritur të ndërtohet me rrënjë të forta në realitetin shqiptar.

ME TE LEXUARAT