Ish-deputetja e PS Klotilda Bushka del nga SPAK pas 2 orësh, u pyet për dosjen “Veliaj”

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Bushka qëndroi për rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme dhe në dalje nuk dha deklarata për mediat lidhur me arsyen e thirrjes së saj.
Sipas burimeve, ajo është pyetur si person që ka dijeni për fraksionin e dytë të dosjes “Veliaj”, që lidhet me aktivitetin e vëllait të kryebashkiakut të Tiranës.
Ndërkohë, ish-deputetja socialiste është nën hetim nga SPAK për dyshime se ka penguar hetimet ndaj Erion Veliajt. Prokuroria dyshon se Bushka ka orientuar dëshmitarë mbi deklarimet që duhet të jepnin gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm.


