Merret peng për 6 mijë euro i riu në Vlorë, kapet një nga autorët, dy në kërkim

Aktualitet

Merret peng për 6 mijë euro i riu në Vlorë, kapet një

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Morën me forcë në automjet, një 20-vjeçar, dhe më pas e dhunuan, me qëllim përfitimin e një shume monetare, identifikohen shtetasit e implikuar në këtë ngjarje.

Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas që e kishin marrë me forcë në automjet, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K.(L.), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Risili, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës monetare 6000 euro.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT