Policia aksion në fshatrat e Krujës, dyshohet për parcela me drogë
Lajmifundit
/
16 Qershor 2025, 11:15
Aktualitet
Forcat e policisë së komisariatit të Krujës, të mbështetura nga forcat e drejtorisë së Tiranës, kanë nisur një tjetër aksion blic në fshatrat e malësisë së Krujës.
Vetëm pak ditë më parë, në një aksion të tillë në fshatin Mafsheq, janë asgjesuar lëndë narkotike.
Sërish dyshohet se ndodhen parcela të mbjella me lëndë narkotike, ndaj aksioni i policisë do të përqendrohet në zonat e dyshuara.