Tjetër aksident në vend, përplasen dy mjete, plagosen tre persona në Shkodër

Aktualitet

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, këtë herë në aksin “Velipojë–Shkodër”, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, duke lënë të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, kur automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. L.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë tre pasagjere, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT