Tragjike/ Dyvjeçari vret aksidentalisht nënën duke luajtur me armën e babait

Aktualitet

Tragjike/ Dyvjeçari vret aksidentalisht nënën duke luajtur me

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e vogël Rio Verde de Mato Grosso, në shtetin Mato Grosso do Sul të Brazilit, ku një djalë dyvjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij, pasi mori armën e babait dhe filloi të luante me të para syve të prindërve të tij.

Pamjet filmike të incidentit tragjik tregojnë momentin kur fëmija merr një armë zjarri tip Glock 9mm nga një tavolinë në verandën e shtëpisë dhe fillon të luajë me të për disa sekonda. Në ato çaste, prindërit duket se janë të zhytur në bisedë dhe nuk e vënë re rrezikun, derisa fëmija tërheq këmbëzën dhe qëllon nënën e tij, e cila sapo ishte kthyer për ta parë.

Gruaja, e identifikuar si Deborah Rodrigues Monteiro, 27 vjeç, u qëllua në gjoks dhe krah. Fillimisht ajo dukej se kishte mbijetuar dhe u ngrit për të parë plagët, ndërsa djali i vogël hodhi armën dhe vrapoi drejt saj. Bashkëshorti i saj u përpoq ta ndihmonte dhe në të njëjtën kohë mori armën nga toka. Por kur nëna ndoqi djalin e saj të vogël që po largohej, ajo humbi ndjenjat dhe ra përtokë, ku ndërroi jetë.

Sipas policisë, arma dhe municionet janë sekuestruar nga hetuesit. Trupi i viktimës është dërguar në spital, ku u konstatua vdekja. Autopsia raportohet se është kryer të dielën në mëngjes, por rezultatet ende nuk janë publikuar.

Ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë së familjes që ishte e vendosur në verandën ku po qëndronin. Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për familjarët e viktimës.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT