Mallkimi i "Boeing...", piloti parandalon tragjedinë! Një tjetër avion i “Air India” shfaq probleme teknike në fluturim
Një avion Boeing 787-8 Dremliner i “Air India” me destinacion New Delhin është detyruar që të rikthehet në pikën e nisjes, në Hong Kong.
Sipas mediave të huaja mësohet se pilotët kanë vendosur që të rikthehen sërish në pistë, si masë paraprake, pas dyshimeve të njërit prej kapitenëve për një problem teknik gjatë fluturimit.
Incidenti vjen disa ditë pasi një aeroplan i ngjashëm Boeing, që operonte një fluturim të Air India për në Londër, u rrëzua në qytetin perëndimor indian të Ahmedabadit menjëherë pas ngritjes, duke vrarë 241 nga 242 personat në bord.
Aeroplani Dreamliner, i cili po operonte sot me fluturimin AI315 të Air India nga Hong Kongu, tani po i nënshtrohet kontrolleve teknike.
Fluturimi AI315 u devijua për në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe kërkoi të vihej në pritje atje rreth orës 13:00, ai u ul në mënyrë të sigurt rreth orës 13:15, tha një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Hong Kongut.
Avioni u nis nga Hong Kong në orën 12:20 të pasdites sipas orës lokale dhe u ul rreth një orë më vonë. Ai kishte arritur një lartësi prej 22,000 metrash përpara se të fillonte zbritjen e tij.