Putin do të bëhet “shpëtimtari” i udhëheqësit Suprem të Iranit! Plani për arratisje përmes korridoreve të fshehta

Bota

Putin do të bëhet “shpëtimtari” i

Në një kohë kur Izraeli po vazhdon të shënjestrojë objektet bërthamore dhe ushtarake iraniane, një ndihmës i lartë i udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, Ali Asghar Hejazi, është i angazhuar më negociata sekrete me Rusinë.

Sipas asaj që thuhet në mediat iraniane, Hejazi është duke biseduar me palën ruse me qëllim që udhëheqësi suprem iranian të largohet nga vendi.

Hejazi thuhet se është një nga aktorët më me ndikim në establishmentin e Iranit dhe ka qenë një ndihmës i ngushtë i Khameneit gjatë dekadave të fundit. Ngritja e tij në radhët e komunitetit të inteligjencës së Iranit dhe në Zyrën e Udhëheqësit Suprem e ka vendosur atë në një pozicion pushteti në Teheran.

Megjithatë, përshkallëzimi e ka terrorizuar Hejazin, i cili është i zënë duke kontaktuar rusët për t'i shpëtuar kthetrave të Izraelit. Zyrtarë të lartë në Moskë e kanë siguruar Hejazin se në rast të një përshkallëzimi të luftës, Moska do të ndihmojë në sigurimin e një daljeje për udhëheqësin dhe familjen e tij si dhe për vetë atë. Evakuimi do të bëhet nëpërmjet një korridori të sigurt.

Jo vetëm Hejazi, por shumë udhëheqës të lartë iranianë thuhet se po kërkojnë një rrugë daljeje ndërsa Izraeli po përshkallëzon sulmin e tij. Të shtunën, në një mesazh video në X, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se udhëheqësit iranianë po "po përgatisnin valixhet".

 

ME TE LEXUARAT