E rëndë/ Shqiptari tenton të rrëmbejë një 4-vjeçare në Greqi, autoritetet e dënojnë me burg

Bota

E rëndë/ Shqiptari tenton të rrëmbejë një

Një 48-vjeçar shqiptar është vendosur në paraburgim nga autoritetet greke, pasi akuzohet për përpjekje për rrëmbimin e një vajze 4-vjeçare, teksa fëmija ndodhej në krahët e nënës së saj.

Mediat greke shkruajnë se i dyshuari u paraqit për të dëshmuar para gjykatës në rajonin e Ilisë, ku u përball me akuza për tentativë rrëmbimi të mituri, dhunë fizike ndaj një gruaje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Me dakordësinë e gjykatëses hetuese dhe prokurorit, u vendos që 48-vjeçari të dërgohet në burgun e Korydallos, një nga institucionet më të mëdha penitenciare në Greqi.

Gjatë procesit hetimor, i pandehuri nuk kishte avokat mbrojtës, ndaj gjykata i caktoi një mbrojtës sipas detyrës.

ME TE LEXUARAT