NASA drejt epokës së re në hapësirë/ Planifikohet baza e përhershme në Hënë për astronautët dhe misionet në Mars

Bota

NASA drejt epokës së re në hapësirë/ Planifikohet baza

NASA planifikon të krijojë një bazë të përhershme në Hënë në kuadër të programit Artemis, me synimin për të mbajtur astronautë për periudha afatgjata dhe për të përgatitur misionet e ardhshme drejt Marsit.

Projekti, i quajtur “Baza e Hënës”, parashikon ngritjen e një vendbanimi në Polin Jugor të Hënës, zonë që konsiderohet strategjike për shkak të pranisë së mundshme të ujit të ngrirë në krateret që nuk marrin dritë.


Sipas NASA-s, ky ujë mund të përdoret në të ardhmen për ujë të pijshëm, oksigjen dhe madje edhe karburant për raketa.

Plani i plotë pritet të prezantohet më 26 maj në një konferencë nga selia e NASA-s në Uashington. Në fazën e parë, fokusi do të jetë te zbritja në sipërfaqen hënore dhe testimi i teknologjive për jetesë afatgjatë.

Janë planifikuar 25 lëshime dhe 21 ulje, përfshirë misionin e parë me pilot të programit.

Faza e dytë përfshin ndërtimin e infrastrukturës së parë në Hënë dhe zgjerimin e operacioneve, me 27 lëshime dhe 24 ulje të planifikuara, si edhe misione të rregullta me pilot çdo gjashtë muaj.

Ndërsa faza e tretë synon funksionimin e plotë të bazës me prani të vazhdueshme njerëzore.


NASA planifikon 29 lëshime dhe 28 ulje, bashkë me shtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbështetëse për astronautët.

Agjencia hapësinore amerikane pritet ta paraqesë planin në detaje më 26 maj, në një konferencë të posaçme informuese nga selia e saj në Uashington.

ME TE LEXUARAT