U hodh nga 42.5 metra e lartësi në ujëvarë, 21-vjeçari përfundon në spital me dëmtime të rënda
Një 21-vjeçar nga Australia i cili u përpoq të thyente rekordin botëror, duke u hedhur nga 42.5 metra lartësi për tu zhytur në një ujëvarë ka përfunduar në spital.
Wally Graham, 21 vjeç, ishte në ujëvarat Minnehaha në Uellsin e Ri Jugor dhe zhyt në ujë pasi u hodh nga lartësia dhe përfundoi i plagosur rëndë.
Goditja e la atë pa ndjenja, i shkaktoi një frakturë të kafkës dhe shpinës, një tronditje dhe një këputje të daulles së veshit.
Videoja e këtij veprimi të guximshëm tregon 21-vjeçarin duke u përgatitur në majë të ujëvarës, mbi një shkëmb, përpara se të hidhej, por pa llogaritur “uljen” dhe duke rezultuar në lëndime të rënda.