“O jetë, po vjen kënga e radhës”, Egli Tako zbulon projektin e ri muzikor
Lajmifundit
/
16 Qershor 2025, 11:56
Showbiz
Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi përmes disa postimeve në “Instastory”, ku ka paralajmëruar ardhjen e një projekti të ri muzikor.
Ish-banore e “Big Brother VIP”, ka zbuluar se kënga e saj e radhës do të jetë një bashkëpunim me një tjetër emër të muzikës.
Megjithatë, Egli ka zgjedhur të mbajë mister emrin e bashkëpunëtorit, duke i lënë fansat në pritje e kuriozitet për të zbuluar më shumë.
“O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar ajo në një nga postimet.